Jonaid Myzyri i KPP dhe Endër Trashaj i Albgarden “zyrtarisht” bashkpuntorë në paracaktimin e tenderave

0
Gjigandi

Prej disa ditësh Abc24.al ka bërë publik një rast skandaloz se si kompanitë private “gllabërojnë” taksat tona nëpërmjet tenderave të paracaktuar në bashkpunim me Kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik.
Kompania në fjalë është AlbGarden. Një kompani e cila ka fituar 24 nga 25 tendera ku ka hyrë në garë. Por si mund të marrë një kompani e vetme 24 nga 25 proçedura prokurimi? Skema u zbërthye në rastin konkret.
Autoriteti kontraktor “Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në Tiranë” ka shpallur tenderin Nr. REF-49887-11-14-2022 me fond limit 300 milion lekë pa TVSh, të hapur në datë 15.11.2022. Objekti është blerje e pemëve dekorative për pyllin orbital por edhe zona të tjera të Tiranës.

Shpallja e tenderit
Shpallja e tenderit

Endër Trashaj i AlbGarden nis një sulm dhe shantazh ndaj drejtuesve të Autoritetit Kontraktor për të ndryshuar kriteret. E kur hasi në kundërshtitë teknike, atëhere bën ankimim pranë Komisionit të prokurimit publik.

Ankesa e parë
Ankesa e parë

Objekti i ankesës që ALBGarden depozitoi pranë KPP ishte ndryshimi i kritereve që duhet të ketë kompania fituese. AlbGarden ndër të tjera kërkonte që të ulej numri I punonjësve të siguruar, të hiqej kriteri i një trualli në zotërim nga firma fituese për magazinimin e pajisjeve të punës (në pronësi ose me qera), pra po impononte kapacitetet e veta si kritere tenderi.
Mbledhja e Komisionit të Prokurimit Publik mori vendimin që të pranonte pjesërisht ankesën e Albgarden duke hequr disa kritere, si dhe shpalli datën e re të zhvillimit të këtij tenderi.

Vendimi i parë i KPP
Vendimi i parë i KPP

Sërish Albgarden ankimon dhe kërkon sërish heqje kriteresh.

Ankimimi i dytë
Ankimimi i dytë

Dhe ndërkohë që pritej që duke qënë se KPP u shpreh njëherë për të njëjtin objekt ankese, të mos e pranonte shqyrtimin, ndodhi e kundërta. Jonaid Myzyri pranon ankimimin e dytë që është njësoj si i pari, dhe jo vetëm kaq, por hedh poshtë veten me vendimin e parë, duke pranuar këtë herë, të gjitha kërkesat e AlbGarden.

RonaTyra

Vendimi i dytë i KPP
Vendimi i dytë i KPP

Jonaid Myzyri dhe Komisioni i Prokurimit Publik me një akt të papreçedent morën një vendim ku hodhën poshtë veten e tyre.
Cfarë ndryshoi nga ankesa e parë në ankesën e dytë?
Përse këto kërkesa nuk u morën parasysh që në fillim?
Sa tendera të tilla kanë paracaktuar Jonaid Myzyri dhe Endër Trashi?
Për këto më sipër dhe për mënyrën se si Endër Trashi ka tentuar të ndërhyjë dhe në tenderin për gjelbërimin e Parkut Rinia, do të flasim në vijim ku do sjellim dhe provat se si Endër Trashi shantazhon zyrtarë pikërisht për të arritur të vendosë kritere tenderi, ato që kompania e tij zotëron si kapacitete./ Abc24.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu