Piktorët e pazarit të ri/ Në Korçë, të gjithë mund të bëhen piktorë!

0
Gjigandi

Pazari i vjetër i Korçës është një prej destinacioneve më të frekuentuara të qytetit të Korçës.

Këtu mund të pish kafe të shijosh gatimet tradicionale të njihesh me artizanët por edhe të pikturosh.
Gena pasionin dhe eksperiencën e saj për pikturën ka vendosur ta ndajë me këdo që kërkon të marrë me vete një kujtim të bukur.
Për të realizuar një pikturë këtu mjaftojnë dy orë sepse programi është zgjedhur i tillë e ndërsa shijon kafen mund të bësh edhe pak art.
Grupmosha të ndryshme po shijojnë eksperiencën e tyre të parë duke hedhur ngjyrat mbi telajo.
Në Pazarin e Vjetër ku tradita ndërthuret me të renë alternativat për të bërë dicka ndryshe sa vijnë edhe shtohen duke e bërë edhe më interesant këtë vend. /Dhorjela Cule/

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu