Pete Davidson është parë në gjykatë të enjten duke mbështetur të dashurën e tij, Kim Kardashian, gjatë gjyqit të Blac Chyna.
Një burim konfirmoi për
Page Six
se ylli i “Saturday Night Live” ishte i pranishëm në gjykatë.
Burimi tha se çifti u fotografuan duke shkëmbyer puthje në korridor përpara se të kalonin në një dhomë të sigurt së bashku.
Pete Davidson dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)
Chyna ka paditur Kim, Kris Jenner, Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner për mbi 100 milionë dollarë, duke pretenduar se ato përdorën fuqinë dhe ndikimin e tyre për të anuluar serialin e saj televiziv, “Rob & Chyna”.
Gjatë dëshmive të palëve në gjyq, e ëma e Rob Kardashian, Kriss Jenner, e ka akuzuar Blac se ka dashur ta vriste djalin e saj e po ashtu e ka kërcënuar edhe Kylie Jennerin.
Ish-partneri i saj, Rob, theksoi se Chyna e ka rrahur me shufër metalike dhe e ka kërcënuar me armë në kokë disa herë.
Rob Kardashian dhe Blac Chyna (Foto: Backgrid)
E premtja ndërkaq shënon fundin e javës së dytë të dëshmive, por duket se e enjtja ishte hera e parë që Davidson, 28-vjeç, ishte prezent në gjykatë.
Dyshja duhet theksuar se janë në lidhje që nga tetori, pas ndarjes së Kim nga Kanye West.
/abc24.al/