Nelson Semedo është një nga lojtarët më të përfolur kur merkatoja e verës po afron.
Mbrojtësi i krahut të djahtë, i cili aktivizohet me Barcelonën, Semedo, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se një numër i skuadrave elite evropiane janë pas portugezit.
Juventus, PSG, Inter, Bayern Munich e Man City janë skuadrat që po lidhen me emrin e Nelson Semedo.
Portugezi raportohet se mund të përfshihet në marrëveshjet e Barcelonës për Miralem Pjanic (Juventus) ose Lautaro Martinez (Inter).
Por, Manchester City, PSG dhe Bayern Munich po shohin me kujdes mbrojtësin e krahut, dhe mund të ndërhyjnë me ndonjë ofertë.
Lojtari ka kontratë valide me Barcelonën deri në vitin 2025, por kjo nuk po i pengon zërat që flasin për largimin e tij.