“Përse bën sikur nuk e di që Kiara ka dikë që e pret jashtë?”/ Përgjigjia epike e Luiz Ejllit

0
Gjigandi

 

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta. Megjithatë, pavarësisht afrimitetit të ditëve të fundit, duket se Kiara nuk po ia jep puthjen e shumëpritur Luizit.

Kjo gjë ka sjellë që shumë banorë të jenë kuriozë rreth sjelljes së saj, duke dyshuar vazhdimisht, por pa ia shprehur atë dy protagonistëve. E ku më mirë se gjatë lojës së djeshme mund të realizohej kjo pyetje kaq e diskutuar?

Nëpërmjet një zarfi të bardhë gjatë mbrëmjes së djeshme është luajtur një lojë anonime, ku çdo banor ka patur mundësinë të kryejë në fshehtësi rreth 15 pyetje për secilin personazh brenda në shtëpi. Kjo pyetje ka ardhur për Luizin, i cili është shprehur se:

RonaTyra

“E para punës, unë nuk e di. E dyta punës, nuk është. E treta e punës, nëse është, ka ikur me kohë, ka vazhduar. Nëse s’ka ikur, kur të dal, do iki”,- u shpreh Luizi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu