Përplasje brenda familjes Jobs, vajza nxjerr sekretin e kompanisë “Apple” të të atit

0
Gjigandi

Ditën e djeshme, kompania më e madhe e teknologjisë “Apple”, prezantoi iPhone-in e ri 14, 14 Pro dhe 14 Pro Max, e ndërsa njerëzit patën mundësinë të shihnin veçoritë dhe ndryshimet e produktit më të fundit teknologjik të kompanisë, shumë prej tyre mendojnë se është i njëjti me iPhone 13, përvec cilësisë më të lartë të fotove. Çmimi vazhdon të jetë i shtrenjtë por njerëzit sërish dynden t’i blejnë këto pajisje.

Të njëjtën gjë duket se ka menduar edhe vajza e themeluesit të “Apple”, Steve Jobs. Kështu, Eve Jobs, që është larg kompanisë, ka ironzuar lançimin e iPhone 14, duke shpërndarë një “meme” në InstaStory, ku dukej një burrë i veshur me këmishë, teksa mbante i lumtur në dorë një këmishë tjetër të njëjtë si ajo që kishte veshur. Në foto shkruhet: “Unë duke u ‘përmirësuar’ nga iPhone 13 në iPhone 14 pas lançimit të Apple”.

Për ju që nuk e dini, edhe pse babi i saj mendonte që një ditë e bija do mund të drejtonte “Apple”-in, të paktën kështu ka thënë shkrimtarit që ka shkruar biografinë e tij, në fakt Eve nuk e mendon aspak punën për gjigjandin e teknologjisë. Ajo ka zgjedhur të merret me sportin e hipizmit, e cila ka fituar medalje për SHBA-në në kompeticione të ndryshme. Po ashtu ajo është edhe modele, teksa ka nënshkruar kontrata të rëndësishme me shtëpi të ndryshme të modës.

Kur Steve Jobs ndërroi jetë pasuria e tij vlerësohej rreth 7 miliardë dollarë, që përfshinte gati 5 miliardë dollarë aksione nga “Disney”. Ai ja la të gjitha bashkëshortes, nënës së Eve, Laurene Powell Jobs, e cila tani është gruaja e 35-të më e pasur në botë me një pasuri prej 27.5 miliardë dollarësh. Laurene ka vendosur që fëmijët t’i mbajë larg parave të babait dhe shumicën prej tyre e jep për filantropi ose e investon në biznese të ndryshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu