Përplasi të miturin në Vlorë dhe tentoi të largohej, arrestohet 53-vjeçari

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur në Vlorë ku mësohet se një 53-vjeçar ka përplasur një të mitur që po lëvizte me biçikletë.

Uniformat blu raportojnë se drejtuesi i mjetit tip “Opel” ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga Policia dhe shoqëruar në komisariat. Bëhet me dije se 11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore doli nga spitali dhe ndodhet në gjende të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi një të mitur, nuk i dha ndihmën e parë dhe tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, Policia e Vlorës ndalon dhe shoqëron në komisariat, drejtuesin e automjetit.

Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

RonaTyra

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjehershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu