Policia e Kavajës ka arrestuar 26-vjeçarin me iniciale A.P, i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje një 50-vjeçar, i cili po ectë në rrugë me motor.
Ndërkohë sipas policisë në orët e fundit janë vënë pranga edhe 5 persona të tjerë dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
25 vjeçari me iniciale E.B u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin J. D. dhe pasagjerë shtetasit E. B. dhe E. M. dhe F. L., shtetasit E. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasit J. D., E. M., dhe F. L. u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërsa një 36-vjeçar u arrestua pasi në banesën e tij në Trianë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Po ashtu tre persona të tjerë u arrestuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur.