Situata në Qakun e Shkodrës si pasojë e përmbytjeve ende nuk ka një përmirësim, pavarësisht se kushtet atmosferike janë përmirësuar gjatë ditës së sotme.
Gjithsesi reshjet intensive të ditës së djeshme kanë bërë që niveli në lumin Drin dhe Liqen të rritet, ndërsa sipërfaqa e tokës nën ujë mbetet e pandryshuar, 1400 hektarë. Ujësjellësi Oblika 1 është ende jashtë funksionit dhe në 15 banesa ka prezencë të ujit në oborre.
Njoftimi:
Situata në Bashkine Shkodër, në orën 08.00 të datës 24.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.10 ka rritje me 5 cm në orën 18.00 të dates 23.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.55 m ka rritje prej 5 cm me orën 18.00 të dates 23.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e permbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, e pandryshuar me orën 18.00 te datës 23.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, e pa ndryshuar me oren 18.00 e datës 23.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ka prezencë uji në oborre ne 15 banesa të fshatit Obot
Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete te kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore .
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 10 cm, rruga është e kalueshme, ka ulje të nivelit prej 30 cm.
Grupet e EC te Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës