Agravohet situata e nxënësve të helmuar në shkollën e Postribës në Shkodër. Shumë prej tyre janë rikthyer në urgjencen e spitalit të Shkodrës dhe të paktën 6 janë shtruar pasi kanë paraqitur përkeqësim të gjendjes së tyre.
Prindërit tregojnë se fëmijët kanë pasur kryesisht dhimbje barku dhe të vjella teksa bëjnë përgjegjës fast-foodin ngjitur me shkollën.
Një nga të helmuarit e shtruar në spital tregon se dhimbjet i kanë nisur pas konsumimit të një sandëichi po në këtë fast-food.
Mësohet se në këto 48 orë janë rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit. Policia ka nisur hetimet, ndërsa DShP ka marrë monstrat e ujit dhe të ushqimeve të fast-foodit për të identifikuar shkaqet e helmimit.