“Përgatituni për mundësinë e rikthimit”, OBSH me paralajmërim të fortë për koronavirusin

0
Gjigandi

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se shtetet “duhet të jenë të përgatitura për mundësinë e rikthimit” të koronavirusit të ri, teksa Evropa vazhdon të rihapet dhe Kina përballet me shpërthim të ri, që ka nxitur mbylljen e disa pjesëve të Pekinit.

Teksa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus arrin në 8 milionë, dhe numri i të vdekurve në 436,000, Ghebreyesus ka theksuar se janë dashur dy muaj për të regjistruar 100,000 raste të prekura me këtë virus – që tani përbën shifër ditore të infektimit – dhe se virusi është duke u përhapur me shpejtësi në Azi dhe territorin amerikan.
Paralajmërimet për marrje të masave, me qëllim të luftimit të këtij virusi, kanë ardhur pasi Kina ka rritur numrin e testimeve dhe ka izoluar disa pjesë të kryeqytetit të saj, me qëllim të kontrollimit të shpërthimit të ri, pas shqetësimeve se kjo mund të jetë vala e dytë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton ky virus.
Në gjithë Pekinin, 29 ndërtesa janë vënë nën “menaxhim të mbyllur”, pasi të gjitha pikat e hyrjes janë duke u kontrolluar dhe janë vendosur rregulla të ashpra në lëvizje.
Prej 12 qershorit janë regjistruar 106 raste të reja të të infektuarve në Pekin, të cilat duket se kanë marrë virusin në një treg të ushqimit.
Shifrat e reja në Kinë tregojnë se sa i vështirë është procesi i ndaljes së këtij virusi, për të cilin fillimisht është raportuar në Kinë, në fund të vitit të kaluar, mirëpo që atje kishte arritur të kontrollohej pas zbatimit të masave për izolim të ashpër. Rel

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu