Përfundon takimi i opozitës parlamentare me Yuri Kim-in/ Murrizi, i prerë: Lista të hapura, depolitizim dhe votë emigrantësh

0
Gjigandi

Ka përfunduar takimi i opozitës parlamentare me ambasadoren Yuri Kim.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi deklaroi se i paraqitën ambasadores qëndrimin përkatës. Ai tha se vota e tyre në Kuvend do të jetë kundër kësaj marrëveshje, pasi nuk janë plotësuar tre kushtet e tyre.
“Një takim miqësor ku në emër të tre grupeve shprehëm qartë votën tonë kundër të pazarit të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet. U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. E bëmë të qartë që opozita parlamentare nuk do e votojë në Kuvend. Ajo dakordësi për reformën nuk do marrë kurrë 39 votat e opozitës. Qëndrimi ynë është i palëkundur, nuk kërkojmë asgjë vec asaj që kemi kërkuar. Opozita ka kërkuar votën e emigrantëve, depolitizimin dhe listat e hapura”, u shpreh Murrizi.
Më herët, në një postim në Facebook, Murrizi e cilësoi firmosjen me konsensus të draftit të Reformës Zgjedhore si një pazar të pistë.
“Pazar i pistë”/ Murrizi: S’e votojmë “Zgjedhoren”, ku do i gjejë mazhoranca 84 vota?

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu