Përfundoi në koma nga dhuna/ Zbardhen detaje nga rrahja e kancelarit të gjykatës së Elbasanit, po…

0
Përfundoi në koma nga dhuna/ Zbardhen detaje nga rrahja e kancelarit të gjykatës së Elbasanit, po…
Gjigandi

Policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë zbardhur 48 orë pas ngjarjes detaje nga incidenti i rëndë i ndodhur në lagjen “Kala” në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i plagosur Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi.

Sipas provave të siguruara në vendngjarje dhe filmimet e kamerave të sigurisë janë identifikuar edhe dy autorët e dyshuar të përfshirë në dhunimin dhe plagosjen me mjete të forta të 51-vjeçarit Sulkuqi.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, teksa Sulkuqi u gjet në gjendje kome dhe me plagë në kokë e fytyrë nga kalimtarët rreth orës 22:30 të mbrëmjes së dielës në rrugicën pranë shtëpisë së tij.

Ai punon si Kancelar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit që nga viti 2014/ Gazeta Shqip

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu