Përfitues së bashku me Ramën në portin e Durrësit? Basha i përgjigjet Berishës

0
Përfitues së bashku me Ramën në portin e Durrësit? Basha i përgjigjet Berishës
Gjigandi

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur gënjeshtra akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për portin e Durrësit. Sipas kreut të PD-së, ato janë sajesa që i përdorin sharlatanët për të bindur njerëzit për çështje të ndryshme.

Gjatë një takimi në qytetin bregdetar me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë, Basha deklaroi se porti është një aferë korruptive e kryeministrit Rama. Ai kërkon që të bëhet transparencë lidhur me këtë projekt.

“Projekti i Portit të Durrësit,. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin në politikë,. Për shkak të njkë teknike që ti bëjnë njerëzit të mendojnë apo të logjikojnë. I ushqejnë si fëmijët në çerdhe duke i futur lugën në gojë. Nuk logjikojnë,. Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, unë dhe i pari i qeverisë kemi pakt për portin e Durrësit. Është gënjeshtër. Ne qëndrojmë për transparencë. Ne e konsiderojmë aferë. Ne duam të shohim 6 mld të investohen aty, jo aq sa thonë këta 3 mld.

PD është pro zhvillimit të qëndrueshëm që krijon. Perspektivë të qëndrueshme dhe nuk dëmton ato asete shekullore të Durrësit që është logjistika portuale detare. Që të bëhet kjo, nuk bëhet duke sjellë një sheik. Kështu thanë dhe përpara disa vite më parë që do vijë sheiku e do ndërtojë një kullë në Buolevard. Projekti i zhvillimit të Durrësit duhet të kalojë përmes konkurrencës dhe shpalosjes së ideve. Duhet të jenë të qarta dhe të vendosura, jo thjesht tek Nusreti i Dubait, apo tek Zuma e Dubait. Shembulli është ky” – tha Basha.

Takimi me dhomën e tregtisë në Durrës u zhvillua edhe për prezantimin e kandidatit të PD-së për zgjedhjet vendore për bashkinë e këtij qyteti.

RonaTyra

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD synon të shkatërrojë modelin e krijuar në politikë, ku ajo shihet si biznes.

“Edhe Luan Hoti i njeh problemet. Por jo nga takimet një herë në 6 muaj, por sepse qëndron me ju. Është faktor ekonomik, drejtues demokrat. Është një njeri që ka lënë shumë oportunitete politike duke kërkuar sfidën që këto oportunitete të ktheheshin në mundësi për PD-në dhe Shqipërinë. Modeli i politikës si biznes ka shkatërruar Shqipërinë. Duhet të shkatërrojmë këtë model. Nuk ka rëndësi nga vjen ky lloj modeli.

Për sa kohë politika shihet si përfitim ekonomik apo pushtet, ka një problem. Një politikë me fytyrë njerëzore. Përzgjedhja e propozimit unik për Bashkinë e Durrësit. Një politik me fuytyrë njerëzore do të thotë një bashki që nuk i përket një njeriu. Bëhet fjalë për më shumë se kaq. Se disa kanë harruar emrat. Vijmë me qëllim për të çliruar institucionet. Përpara se të jeni biznesmen, jeni punëdhënës dhe taksapagues.

Në çdo vend demokratikl, politika ulet në gjunjë përpara taksapaguesve. Gjëja e parë që kam parasysh, është një bashki me një kryebashkiak me fytyrë njerëzore. Me një zotim që mbetet zotimi i PD-së që do bëhet realitet që në ditën e parë, qeverisje me taksa të ulëta. Do ta ndaja në dy pjesë, kryesoren do e lë për kandidatin e Durrësit. Politika lokale është e rëndësishme

” – tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu