Përdhunohet nga i dashuri dhe shokët e tij, 19-vjeçarja në Përmet/ Shantazhohej me një video intime

0
Gjigandi

Në një fshat të Këlcyrës, një 19-vjeçare është abuzuar seksualisht nga disa gjimnazistë të moshës 17-18 vjeçare.

Dyshohet se vajza ka qenë e përfshirë në një lidhje me njërin prej tyre, i cili e kërcënonte vazhdimisht me një video intime për ta detyruar që të kryenin raporte seksuale, derisa përfundoi duke e përdhunuar së bashku me shokët e tij.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se ka qenë vetë 19-vjeçarja ajo që ka bërë denoncimin e përdhunimit, i ndodhur ditën e djeshme, diku rreth orës 18:00.

Mësohet se nga policia e Përmetit janë lëshuar 6 urdhërndalime, 2 për përdhunim dhe 4 për ngacmim seksual. Nga informacionet paraprake thuhet se të rinjtë jetojnë në qytetin e Përmetit, ndërsa vajza nga fshati Goricë, njësia administrative Sukë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu