Të arrestuarit e tërmetit në Durrës/ Lirohen ish-drejtori i Aluiznit dhe inspektori i INUK-ut

0
Gjigandi

Nga 9 të arrestuarit për pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin 26 nëntorin e vitit të shkuar, vetëm 2 kanë mbetur ende nën masën e sigurisë ”arrest me burg”.

Mësohet se Arben Isaku, ish-drejtor i Aluiznit në Durrës, 42 vjeç dhe Klajdi Lame, 32 në cilësinë e inspektorit të INUK Durrës janë liruar pasditen e djeshme nga gjykata e Durrësit kundrejt garancisë pasurore.

Isaku u la i lirë kundrejt garancisë pasurore 1 milion lekë të rinj, ndërsa Lame kundrejt garancisë prej 1.1 milionë lekë. Ndërkohë në arrest në burg qëndron ende Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të Mia Mares ku humbën jeten 2 shtetas, si dhe Kujtim Hasa, 53 vjeç, ish-shef i shërbimeve në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Dispozitivi i vendimit të gjykatës

1. Verifikimin e informacionit të sjellë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në kuadër të procedimit penal Nr. 2466, të vitit 2019 në lidhje me personat nën hetim Arben Isaku, Klajdi Lame, Avdulla Osmani, Rruzhdi Xheka dhe Kujtim Hasa.

RonaTyra

2. Personat nën hetim Rruzhdi Xheka dhe Kujtim Hasa mbeten me masën e sigurimi “Arrest në burg” të caktuar me vendimin penal Nr. 393/1, datë 17.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërsa personi nën hetim Avdulla Osmani mbetet me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” të caktuar me vendimin penal Nr. 393/5, datë 17.02.2020 të kësaj gjykate.

3. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën hetim Arben Isaku me vendimin Nr. 393/1, datë 17.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masat e sigurimit “Garanci pasurore”, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë, parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, të depozituar në bankën “Credins” nga shtetasja Lulieta Salillari dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale.

4. Urdhërohet personi nën hetim Arben Isaku të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të Hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, ora 10:00.

5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Arben Isaku nga IEVP Durrës nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

6. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën hetim Klajdi Lame me vendimin Nr. 393/1, datë 17.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masat e sigurimit “Garanci pasurore”, në shumën 1.100.000 (një milion e njëqind mijë) lekë, parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, të depozituar në bankën “Raiffeisen” nga shtetasi Sabri Lame dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale.

7. Urdhërohet personi nën hetim Klajdi Lame të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të Hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, ora 10:00.

8. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Klajdi Lame nga IEVP Durrës nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

9. Veçimin e kërkesave penale Nr. (60005-00558) 393/13, datë 28.02.2020 më kërkues personin nën hetim Rruzhdi Xheka dhe Nr. (61015-00422) 393/9, datë 18.02.2020 me kërkues personin nën hetim Kujtim Hasa.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës.

U shpall sot në Durrës, më datë 04 Mars 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu