Përçarja e PD/ Berisha ftesë demokratëve për bashkim

0
Përçarja e PD/ Berisha ftesë demokratëve për bashkim
Gjigandi

Nga Shkodra, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen në një “betejë të ashpër shumë të fortë”, me qeverinë të cilën ai e quan ‘organizatë kriminale’.

Duke folur për përçarjen brenda PD-së, Berisha tha se partia kaloi një problem ‘brenda familjes’, por tha se personalisht do të bënte gjithcka për fitoren e demokratëve dhe ardhjen e tyre në pushtet.

“U bëj thirrje të gjithë demokratëve të bëjnë gjithcka për bashkimin e tyre. Ne nuk i mohojmë realitetet por i ndryshojmë ato. Ne kaluam një problem brenda familjes, çfarëdo që të themi ai ishte një problem brenda familjes, jo me ekstremistët e majtë, jo problem me fallanga armiqësore ndaj nesh. U krijua padrejtësisht, ne duhet ta kapërcejmë ta shërojmë plotësisht duke nisur nga Shkodra e në mbarë Shqipërinë.

Ne na përket të bëjmë cdo përpjekje që anëtarët tanë, simpatizantët tanë dhe të gjithë ata të cilët konsiderojnë këtë regjim një regjim fund e krye anti-shqiptar të bashkohemi për një betejë të ashpër shumë të fortë. Besoi se këtu proceset po ecin e ju siguroj që mbetem i përkushtuar personalisht të bëj gjithcka për këtë proces në interesin më të mirë të një fitore të ardhshme.

Asnjëherë s’duhet të ngatërrojmë një problem brenda shtëpisë me një problem me kundërshtarin tonë të egër me të cilin ndahemi në shumë e shumë gjëra”,

RonaTyra

tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot nga Shkodra për procesin e bashkimit të Partisë Demokratike. Ai u shpreh se jo publikisht, edhe më herët është takuar me deputetët e PD me të cilët ka pasur përplasje pas vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu