“Për Oltën, miqtë dhe publikun”/ Motra e Olta Gixharit ka një mesazh për të gjithë

0
Gjigandi

Marrëdhënia mes aktores Olta Gixharit dhe motrës së saj Gertës u rikthye në vëmendje kur Olta u bë pjesë e “Big Brother Vip.”

Eksperienca në këtë format dhe situatat e ndodhura kohët e fundit, kanë ndikuar në gjendjen emocionale të Oltës, e cila gjatë ditës së djeshme nuk është përmbajtur dhe ka shpërthyer në lot. Madje, në disa momente ajo shprehej se dëshiron edhe të largohet nga shtëpia.

Nisur nga kjo, motra e Oltës, Gerta ka vendosur të bëjë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, me disa fjalë që ia drejton Oltës, miqve të saj dhe publikut.

“Për Oltën,

Do doja të të kisha përballë e të të flisja si motra e madhe të voglës. Ndodh shpesh që motra e madhe të jetë protektive ndaj së voglës e ky është rasti që të thoja dy fjalë. Sikur njerëzit të të njihnin siç të njoh unë… Ke bërë disa gabime, por këto gabime nuk janë të parikuperueshme. Do doja shumë të shikoja më shpesh botën tënde të brendshme. Ndjesitë e tua mos ki frikë t’i shfaqësh, je më e bukur dhe më e fortë kur qesh, lodron, qan. Unë e di sa dashuri ke brenda vetes: tregoje, tregoje Oltën e vërtetë, ke akoma kohë. Ke marrë rolin e antagonistes, por tani ka ardhur koha të kthehesh në protagoniste. “Një shok i vërtetë është ai që vjen kur të tjerët ikin”,- shkruan ajo.

RonaTyra

Për miqtë e Oltës, Gerta ka kërkuar që të tregohen më shumë mbështetës dhe të tregojnë “anët e mira” të Oltës.

“Për miqtë,

Ashtu si mua Olta ka plot miq jashtë. Do të doja që secili prejt tyre të tregonte një pjesë të së vërtetës, jashtë asaj shtëpie, si e njohin ata, sa janë kënaqur me të edhe sa alegri ka sjellë Olta në jetët e tyre. Kjo është koha”,- vijon Gerta.

Për publikun, Gerta kërkon një lloj ndërgjegjësimi, sa i përket komenteve negative.

“Për publikun,

A thua na bën njerëz më të “mirë” se Olta fakti që keni këtë urrejtje brenda vetes? A thua na bën njerëz më të mirë fakti që shikoni një nënë duke qarë dhe batuta pasardhëse është: Po aktron? A thua na bën njerëz më të mirë fakti që përtej çdo padrejtësie që na bëhet ne heshtim e përballë një njeriu jemi të zotët të themi çdo fjalë? Duhet të reflektojmë, kjo na përmirëson”,- përfundon motra e Oltës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu