Pensionet në Shqipëri, akademiku: E tmerrshme, më vjen turp!

0
Pensionet në Shqipëri, akademiku: E tmerrshme, më vjen turp!
Gjigandi

Akademiku Edmond Tupja është shprehur se ndihet i turpëruar nga fqinjët e tij kur e pyesin për pensionin.

Tupja tha se nuk mungojnë rastet që i duhet të gënjejë sa e ka pensionin kur shikon pensionistë të tjerë që mbijetojnë me gjysmë pensioni qesharak.

“Më vjen turp kur më pyesin sa e ke pensionin kur shoh një komshi që e ka 10 mijë lekë, gënjej, nuk mund ti them që e kam 4-5 fishin e tij. Më vjen turp, nuk ndihem mirë.

Ka njerëz që kanë gjysmë pensioni 6500 lekë, është e tmerrshme. Statistikat tregojnë se ka varfëri, ka njerëz që janë pa shtëpi. Sa vijnë e shtohen problemet. Nuk e di ku do shkohet kështu, çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo gjendje,”

– tha Tupja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu