Janari përgjaku rrugët, mbi 100 aksidente në 31 ditë dhe 16 viktima

0
Janari përgjaku rrugët, mbi 100 aksidente në 31 ditë dhe 16 viktima
Gjigandi

Janari i këtij viti shënoi një numër të lartë aksidentesh rrugore në vend, por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është më e ulët. Në 31 ditët e para të vitit kanë ndodhur më shumë se 100 aksidente, ku kanë humbur jetën 16 persona. Këto ngjarje kanë lënduar qindra persona të tjerë, ndërsa ekspertët kërkojnë bashkëpunim mes institucioneve për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Nga ana tjetër, masat që deklaron policia, nuk kanë pasur rezultat.

Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, mësohet se në muajin janar 2022 numërohen 107 aksidente rrugore nga 125 aksidente të ndodhura në muajin janar 2021, duke u ulur me 14.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 31 ditët e para të vitit, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 147 persona nga 165 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë, kurse numri i viktimave është 16 nga 22 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT,  thotë se në janar të 2022, aksidentet rrugore, në 81.3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Po ashtu, numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë ka ndodhur kryesisht nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 11,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RonaTyra

Policia Rrugore vazhdimisht ka shtuar numrin e efektivëve në terren, por kjo masë me sa duket nuk ka pasur efekt në parandalimin e aksidenteve në vendin tonë. Gjithashtu, përveç kushteve të motit, rritja e numrit të aksidenteve është shkaktuar edhe nga mos respektimi i kufizimeve të shpejtësisë apo edhe ndërhyrjet në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu