Penelope Cruz dhe Javier Bardem pretendojnë se ata do të jetojnë një jetë të qetë, “të mërzitshme” larg Hollivudit në periferi të Madridit me dy fëmijët e tyre.
Por yjet po bëjnë historinë në çmimet “Oscars” këtë vit, së bashku me Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons – është hera e parë që dy çifte të jetës reale janë nominuar për Academy Awards në të njëjtën kohë.
Cruz, 47, është në garë për “Aktoren më të mire” në “Parallel Mothers”, një film i drejtuar nga bashkëpunëtori i saj i shpeshtë Pedro Almodovar, ndërsa bashkëshorti i saj është nominuar në kategorinë “Aktori më i mire” për rolin e Desi Arnazit në “Being the Ricardos”.
Foto: Weinstein Company
Çifti u martua në vitin 2010 në një ceremoni të qetë në Bahamas me vetëm familjarë të pranishëm dhe tani kanë dy fëmijë, Leo, 10 vjeç dhe Luna 8-vjeçare.
Ishte Bardem ai që bëri lëvizjen e parë me Cruzin pas vitesh miqësie. Ata u takuan në xhirimet e filmit të vitit 1992 “Jamon, Jamon” dhe patën një kimi të menjëhershme, por vetëm kur të dy filmuan “Vicky Cristina Barcelona” të Ëoody Allen në 2007, ai provoi shanset me të.
“Nuk e di nëse ishim të turpshëm apo po përpiqeshim të ishim shumë profesionistë”, tha ai për British GQ në 2017, shkruan
Foto: Backgrid
“Gjithsesi, shkoi deri në ditën e fundit të xhirimeve dhe asgjë nuk kishte ndodhur. Kështu që mendova, më mirë të dehemi!’ Për fat të mirë, një mik i yni organizoi një festë dhe, epo, pjesa tjetër është histori. Faleminderit Zotit!”, kishte deklaruar aktori.
Ndërkohë, Bardem 53 vjeç foli edhe për momentin kur mësuan për nominimet e tyre në një intervistë për Deadline.
“Ishim në divan, të përqafuar së bashku duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhte. Kur ata shpallën nominimin tim fillimisht, u emocionova shumë, por nuk ishte një festë e vërtetë derisa dëgjuam se edhe ajo ishte nominuar. Ne nuk do të ishim në gjendje të festonim vërtet së bashku nëse njëri prej nesh do të ishte i zhgënjyer”, tha Bardem.
Foto: Focus Features
Bardem gjithashtu vuri në dukje se, ndërsa nominimi i tij ishte “me të vërtetë një nder dhe një privilegj “, ishte nominimi i gruas së tij që i solli lumturinë më të madhe.
Dyshja nuk janë të panjohur për Oscars. Bardem fitoi Oscar 2008 për ‘interpretimin më të mirë’ nga një aktor në një rol dytësor për “No Country for Old Men”.
Një vit më pas, Cruz fitoi ‘performancën më të mirë’ nga një aktore në një rol dytësor për portretizimin e saj të Maria Elenës në “Vicky Cristina Barcelona”.
Çifti ndërkohë janë shumë privatë dhe zakonisht nuk e diskutojnë martesën e tyre.
/abc24.al/