Pierce Brosnan thotë se koronavirusi ia mori dy miqtë e tij të ngushtë

0
Gjigandi

Ish-aktori i James Bond, 67 vjeç, e quajti sëmundjen ‘një luftë’ dhe e përshkroi COVID-19 si një ‘kërcënim të tmerrshëm për humbje jetësh’ gjatë një shfaqjeje kopertinash në numrin e fundit të revistës Parade, shkruan DailyMail.

Ai tha “Kam humbur dy shokë ngaCOVID-19. Ata ishin miq të 45 viteve, dhe unë jam kumbari i djalit të njërit prej tyre”.

Brosnan shtoi “Pavarësisht se ku jeni dhe sa e bukur mund të jetë jeta, ju ende keni këtë kërcënim të tmerrshëm për jetën”.

Aktori deklaroi se jemi në luftë me këtë virus ngase njerëzit po vdesin, andaj duhet të mundohemi të shtyjmë jetën përpara.

Ylli shpreson se kjo pandemi t’i bëjë njerëzit më të sjellshëm dhe të vetëdijshëm për ‘brishtësinë e planetit tonë’.

RonaTyra

Pierce ka qenë duke izoluar me gruan e tij Keely Shaye Smith në vilën e tyre familjare në ishullin Kauai në Hawaii. Pierce gjithashtu shpjegoi se pas përfundimit projektit të tij aktual përpara bllokimit, ai udhëtoi për të qenë pranë familjes së tij.

Pierce dhe Keely, të cilët u martuan në vitin 2001 në Ballintubber Abbey në Irlandë, janë prindër të djemve Dylan, 23 vjeç dhe Paris, 19 vjeç. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu