PE diskuton për Shqipërinë, Calavera: Vijoni dialogun për Reformën Zgjedhore

0
Gjigandi

Parlamenti Evropian gjatë mbledhjes së sotme ka zhvilluar diskutime për situatën aktuale në Shqipëri nën drejtimin e David McAllister.

Kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera në lidhje me Reformën Zgjedhore, tha se palët politike duhet të vijojnë më tej me dialogun mes tyre për të çuar përpara reformën.
”Për shembjen e Teatrit Kombëtar, na vjen keq për atë akt dhe kërkuam që të kishte dialog. Ne vijojmë të bëjmë thirrje se duhet të ruhet trashëgimia kulturore por gjithashtu duhet edhe të zbatohet ligji. Shqipëria duhet të avancojë edhe më tej në dialogun për të vijuar përpara me reformën zgjedhore. Ajo që shpreh delegacioni ynë në Tiranë është ajo që ne duam.
Presim që të diskutojmë në Këshill për sa i përket këtyre pikave që Shqipëria duhet të përmbushë. Për çështjen e Reformës në drejtësi, duam të shikojmë një staf shumëngjyrësh. Jemi duke mbështetur Shqipërinë për ripërtëritjen e ekonomisë. Kushtet janë shumë të rëndësishme që të plotësohen”, u shpreh ajo.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu