Përfundon rehabilitimi i aksit Elbasan-Banjë, Rama: Për herë të parë janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama së bashku më ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë inspektuar aksin rrugor Elbasan-Banjë që tashmë është i aksesueshëm për të gjithë.

Sipas kryeministrit, rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre.

“Përfundon rehabilitimi i aksit rrugor Elbasan-Banjë dhe tashmë ky segment është i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës që shtrihet përgjatë tij, por edhe vizitorët tashmë kanë një infrastrukturë më të mirë e cila do ta lehtësojë ndjeshëm aksesin për në këtë zonë. Në sajë të investimit të Qeverisë Shqiptare u bë e mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore. Për herë të parë në këtë aks rrugor janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome (riciklim i gomave të përdorura) si Teknologji e Gjelbër. Rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre por edhe tregjet për të tregtuar produktet”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu