PD pa kryetar në zgjedhje? Çollaku: Çmenduri, të shkojnë si kooperativë. Çfarë është kjo, pazar i…

0
PD pa kryetar në zgjedhje? Çollaku: Çmenduri, të shkojnë si kooperativë. Çfarë është kjo, pazar i…
Gjigandi

Një trishtim të madh i konsideron Basir Çollaku zërat brenda Partisë Demokratike që nuk e duan liderin e kësaj partie, Sali Berishën, pjesë të procesit të bashkimit të demokratëve.

I ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, drejtori i Informacionit të  “Shijak Tv” e konsideron çmenduri qëndrimin e grupit parlamentar për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme vendore pa kryetar partie.

Nesër vendimi për statutin e Berishës, Garo: Bardhi sulm të pashembullt ndaj gjyqtarit, do përgjigjet para ligjit

Çollaku:

Është një trishtim tjetër që përfaqësues të PD, mbajtësit e pjesshëm të logos se nuk e kanë të gjithë logon, ua ka heq mandatet vota, kërkojnë të mos i binden shumicës së demokratëve. Edhe Ukraina me Rusinë kanë bërë 10 bisedime në luftë dhe ti nuk ke bërë në paqe dy takime? Funksionarët PD duhet ti kishin të hapura dyert të gjithë. Më duket çmenduri ideja që ta lëmë deri në 2023-2024 pa kryetar, të shkojmë si kooperativë në zgjedhje dhe pastaj të shkojë si të shkojë. Çfarë është kjo, pazar i ri? Kanë bërë ndonjë marrëveshje të re për të falë bashki dhe për të blerë? Është vetëm interes financiar. Pse po tirret në këtë farë forme? Nuk është klimë e mirë për të bashkëpunuar dhe bashkuar. Votuesit janë bashkuar, ka mbetur për tu bashkuar lidershipi. Çdo përpjekje për të zgjedhur një lidership me marrëveshje dhe jo me votë prodhon një kompani private dhe jo një parti politike. PD ka emergjencë kombëtare opozitën.

RonaTyra

Ndërkaq në Partinë Demokratike sot ka nisur çmontimi i dyerve të blinduara.

Çollaku:

Një lajm i mirë por nuk e kanë bërë ata që janë në PD por votuesit, demokratët, ata që u shprehën me 6 mars. 63 mijë vota janë të mjaftueshme për të rrëzuar çdo lloj dere. Ky është fillimi i leximit të zhvillimeve të brendshme në PD.

Një tjetër vendim i rendësishëm mbi fatin e PD pritet nesër nga gjykata.

Çollaku:

Gjykata nuk ka shumë punë nesër, ka pasur kohë të mjaftueshme këto muaj përtej afateve të cilave duhej ta shqyrtonte por edhe nga materialet që janë brenda në dosje, gjykata vetëm do të bëjë regjistrimin, nuk pres ndonjë surprizë. Nëse do të shkojë të ulet në bankën e gjykatës Rama apo ndonjë i dërguar i tij te selia e PD mund të presim, por nuk mund të bëhen gjërat kaq trashësisht. Është një vendim që duhet regjistruar, një postier më tepër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu