PD, kandidatët nga anëtarësia/ Basha njofton partinë për përzgjedhjen e garuesve për deputet dhe bashki

0
Gjigandi

Pothuajse 10 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare demokratët nisën këtë të enjte përgatitjet për betejën elektorale të  vitit 2021. Për herë të parë  kandidatët për deputet dhe kryetar  bashkie do të përzgjidhet nga anëtarësia përmes parimit një anëtar një votë.

80 përqind  e kandidatëve do të përzgjidhet nga anëtarësia dhe vetëm 20 përqind nga Kryesia e Partisë. Procesi  nis me propozimin e kandidatëve, të cilët filtrohen  në fazën e dytë  nga Komisioni i Vlerësimit të Figurës dhe Pastërtisë . Kandidatët duhet  të vetëdeklarojnë  nëse kanë probleme të shëndetit mendor, varësi nga alkooli apo lëndët narkotike si dhe dënime të formës së prerë  brenda apo jashtë vendit.
Deri me 30 shtator do duhet të përfundoje faza e tretë, e cila parashikon konsultimin e kandidatëve  potencial,  të cilët  do i kalojnë për miratim Kryesisë  dhe më pas Këshillit Kombëtar. Procesi i seleksionimit nga anëtarësia  nuk i nënshtrohet, kryetari i partisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm krerët lokal të degëve,  si dhe Sali Berisha, si ish kryeministër ne qeverisjen e PD-së.
Lista e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e fundit ishte plot surpriza. Lulzim Basha u kritikua për përjashtimin e emrave me kontribut historik, gabim mesa duket nuk do përsëritet pasi lidershipi i partisë ka  vendosur të heqë dorë nga hartimi i listave i vetëm duke ia kaluar pushtetin anëtarësisë.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu