Patrulla ndaloi disa të dehur, dhunohet polici në Orikum

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Orikum, ku pas një kontrolli rutinë të ushtruar nga punonjësit e Policisë, një prej punonjësve u dhunua fizikisht. Personat që ishin brenda saj, dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit. Ata janë konfliktuar me patrullën e policisë, duke i shkaktuar një prej efektivëve dëme të shumta në trup.

Polici ka përfunduar në spital, pasi kishte nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërsa është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për të vënë në pranga personin që dhunoi policin.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit nuk ka ende një njoftim zyrtar për dhunimin e efektivit. /dosja.al

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu