Stresi, Noizy dhe Sazan Guri pjesë e listës së hakerave iranianë

0
Gjigandi

Grupi i hakerave iranianë kanë arritur që të përvetësojnë sistemin MEMEX, një nga sistemet kyç brenda Policisë së Shtetit. Materiali i publikuar përfshin të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. Në ato lista, shfaqet emri i reperit Stresi, Noizy dhe ai i ambientalistit Sazan Guri.

Në 49 file-t e publikuara me gjeneralitete dhe foto të personave me shtetësi shqiptare, të titulluara “Albanian Suspects”, ka edhe shumë emra të tjerë të jetës publike në vend. Dosja.al raportoi dy ditë më parë për hackerimin e kësaj dosje.

Dy ditë më parë, hakerat “Homeland Justice” publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX?

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu