Pato i “shkel syrin” Milanit, kujton tmerrin e dëmtimeve

0
Gjigandi

Plot muskuj dhe talent, por prej kristali… Karriera e Alexandre Pato mund të përmblidhet kështu, një lloj “do të dëshiroja, por nuk mundem”. Kjo i referohet një periudhe të kufizuar kohore. Milani, titulli i vitit 2011, me Max Allegri në pankinë dhe Ibrahimovic në sulm, mbizotëron në CV e tij.

Pato foli për “Sky Sport”, ku iu dha hapësirë ​​kampionëve italianë të 9 viteve më parë; Ambrosini, Oddo, Abbiati etj: “Të luash për Milanin ishte një përgjegjësi e madhe. Të shkosh jashtë vendit dhe të fitosh me ekipin më të bukur në botë ishte e mrekullueshme. Kur arrita atje, u mrekullova nga përulësia dhe dëshira e atyre kampionëve, prej të cilëve mësova shumë”.

Por, ato lëndime nuk e lanë asnjëherë të qetë… Diçka e dhimbshme për Pato: “Gjëja për të cilën më vjen shumë keq është se sot, që jam 30 vjeç, kam një kokë më ndryshe se në atë kohë. Kam më shumë përvojë, e di se çfarë të bëj, çfarë të ha, si të punoj. Fatkeqësisht, kur fillova të lëndohesha, humba besimin. Kishte ditë kur pyesja veten pse nuk mund të godisja si më parë. Në atë kohë nuk kisha shumë përvojë dhe njerëzit që kujdeseshin për mua, gjithashtu, duhej të ishin më të specializuar. Unë duhej t’i përkushtohesha punës specifike, ndryshe nga të tjerët me atë situatë dëmtimesh”.

Sidoqoftë, kujtimet e bukura mbizotërojnë mbi ato më pak të bukura. Dhe midis tyre, një anekdotë e këndshme, në lidhje me jetën jashtë fushës, e cila mbahet mend me një buzëqeshje nga Pato: “Në atë kohë, kur dilja për darkë, nuk paguaja kurrë. Në restorante kërkoja faturën dhe pronarët më thonin me të qeshur: keni fituar titullin…”

Nëse e tashmja është në San Paolo, një klub që e ka rikuperuar Pato pas disa vitesh, e ardhmja, kush e di, mund të jetë akoma në Itali. Një dëshirë, ajo e përqafimit të këtij vendi, të cilin sulmuesi nuk e ka fshehur kurrë: “Milani ka mbetur në zemrën time. Shikoj që tani po bëhet përsëri konkurrues. Unë nuk kam dashur të largohesha që atje, por m’u desh ta bëja për t’u rikuperuar. Në San Paolo jam mirë, por Italia, italianët dhe Milani do të qëndrojnë gjithmonë në zemrën time”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu