Pasagjeri arrestohet pasi lëvizte i armatosur; në kërkim shoferi i makinës që braktisi automjetin

0
Gjigandi

Policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë një shtetas 22-vjeçar i cili lëvizte i armatosur me një armë zjarri tip pistoletë, si pasagjer në një automjet. Duke përfituar nga errësira, shoferi i automjetit ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Blutë bëjnë me dije se në makinë është gjetur edhe një sasi lënde narkotike tip kanabis. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” janë veprat penale për të cilat akuzohen të rinjtë.

Njoftimi: 

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Sekuestrohen armë dhe drogë.

Lëvizte si pasagjer në një automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

RonaTyra

Shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, pasi shërbimet e Policisë gjetën në këtë automjet, një sasi lënde narkotike kanabis.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që lëviznin me automjet, me sende të kundërligjshme me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kontigjenti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. C., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. P., 22 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi T. P. dhe ku ishte pasagjer shtetasi B. C. Shtetasi T. P. ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur t’u shmanget shërbimeve të Policisë. Vijon puna intensive, me qëllim kapjen e tij.

Ndërkaq, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj shtetasit B. C. dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e 22-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjet gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime te metejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu