Pas vendimit të Gjykatës, Sali Berisha përkujton kryengritjen e Kavajës: Të bashkuar rreth ideale…

0
Pas vendimit të Gjykatës, Sali Berisha përkujton kryengritjen e Kavajës: Të bashkuar rreth ideale…
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha pas dy vizitave në selinë blu një ditë më parë dhe vendimit të gjykatës e cila njohu statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, ka përkujtuar sot 31 vjetorin e kryengritjes në qytetin e Kavajës.

Berisha ka postuar në facebookun e tij foto nga aktiviteti i Partisë Demokratike në Kavajë, teksa ka dhënë mesazhe të bashkimit të kësaj force.

Ish-kryeministri Sali Berisha thekson se: “Sot kete ngjarje herioke e perkujtuan demokratet e Kavajes te bashkuar rreth idealeve te lirise, demokracise te martirit te pare te demokracise Josif Budes dhe trimave e guximtareve antikominste te Kavajes qe shkruan me 25-26 mars te vitit 1991 nje faqe te ndritur ne historine e qendreses se shqiptareve per liri dhe dinjitet njerezor”.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Sot te bashkuar demokratet e Kavajes nderojnë 31 vjetorin e 25-26 marsit te kryengritjes antikomuniste te Kavajes!

RonaTyra

Te dashur miq, ne historine e levizjes antikomuniste shqiptare 25-26 Mars te vitit 1990 jane data historike. Me 25-26 mars te vitit 1990 te rinjte antikomuniste dhe qytetaret e Kavajes u ngriten ne nje kryengritje te vertete antikomuniste u dhe shnderruan me 25 mars ndeshjen midis skuadres se Partizanit dhe ekipti te qytetit ne stadiumin Besa ne nje ndeshje midis te rinjve guximtare e trima te Kavajes, me thirrjet “Poshte Diktatura, Liri Demokraci, Enver Hitler”, me fallangat terroriste te diktatures staliniste. Keto thirrje u shoqeruan me hedhjen ne fushe te qindra vellimeve te veprave te Diktatorit. Pas kesaj ndeshje epike qe nisi ne stadium vazhdoi ate dite dhe te nesermen ne rruget dhe sheshet e Kavajes.

Rregjimi arrestoi dhe torturoi e burgosi me dhjetra e dhjetra te rinj antikomuniste por ndeshjen e fitoi Kavaja heroike, e cila me kryengritjen e saj drodhi themelet e diktatures dhe çliroi qytetin prej saj.

Sot kete ngjarje herioke e perkujtuan demokratet e Kavajes te bashkuar rreth idealeve te lirise, demokracise te martirit te pare te demokracise Josif Budes dhe trimave e guximtareve antikominste te Kavajes qe shkruan me 25-26 mars te vitit 1991 nje faqe te ndritur ne historine e qendreses se shqiptareve per liri dhe dinjitet njerezor.

Nderim dhe lavdi te gjithe atyre te rinjve, burrave dhe grave te Kavajes qe organizuan  e moren pjese ne kryengritjen antikomuniste te marsit 1990 dhe qe qendruan te pamposhtur para dhunes, terrorit, torturave te policise terroriste  te regjimit diktatorial.

Rrofte Kavaja Heroike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu