Pas fitoreve në gjykatë për akuzat e shpifjes me Jorida Tabakun, Grida Dumën dhe kunatin e Lulzim Bashës, Erion isufin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar një betejë tjetër ligjore edhe me vetë Partinë Demokratike.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të pushuar hetimet në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike në kallëzimin e depozituar në SPAK, të firmosur nga Sekretari i saj i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.
Në këtë kallëzim pretendohej se Veliaj dhe ministrja Manastirliu kanë përdorur postin publik në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria shprehet se nuk ka asnjë provë që kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu të kenë përdorur postin publik dhe shpërdoruar detyrën, duke i cilësuar akuzat e Bardhit të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova.