Pas monitorimit të karburanteve, Shqipëria ngre bord për kontrollin e çmimeve të ushqimeve

0
Pas monitorimit të karburanteve, Shqipëria ngre bord për kontrollin e çmimeve të ushqimeve
Gjigandi

Pas ngritjes së bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot ngritjen e një bordi të ngjashëm për të monitoruar çmimet e ushqimeve bazë.

Gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve në vend, Rama ka paralajmëruar se bizneset që do të abuzojnë me çmimet do të mbyllen dhe do t’iu konfiskohet malli.

“Ajo që më ka shqetësuar që shumica ia hedh fajin pakicës dhe pakica shumicës në diskutimet për çmimet dhe për të mos pasur hedhje faji do futemi edhe ne për të krijuar bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve të shportës dhe ky bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe të bizneseve nga shumica e pakica dhe çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk mund të vendosë çmime të ndryshme”, ka sqaruar Rama.

“Ai që do vendos çmime të ndryshme do të humbasë prodhimin, do t’ia konfiskojmë komplet”, deklaroi Rama, duke shtuar se kjo do të bëhet me bazë ligjore të diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme të krijuar nga lufta në Ukrainë.

“Jo me arbitraritete, por me ligj dhe zakon do të kalojmë akt normativ dhe i gjithë ushqimi do të konfiskohet, nëse dikush do të lozi me çmimet. Nuk mund të vendosen çmimet sipas dëshirës. Do të hymë ne për të bërë transparencën e çmimeve”, theksoi kryeministri.

RonaTyra

Rama shtoi se çmimet do të vazhdojnë të rriten, por detyrimi i qeverisë sipas tij është të mbështesë familjet e pensionistët. Sipas tij, konsumi nuk ka rënë po pavarësisht kësaj nuk mund të bëhet asnjë eksperiment fitimprurës.

Rama tha gjithashtu se qeveria nuk ka ndërmend të ulë ose hep taksat mbi çmimin e karburanteve, duke lënë të kuptohet që shtetit i duhet të ardhura për të për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike.

Më herët është ngritur edhe Bordi i Transparencës për Tregtimin e Karburanteve. Një ditë më parë ky bord vendosi që çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 206 lekë për litri, kurse për gazin 93 lekë për litri. Këto çmime do të jenë në fuqi deri më 21 mars.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu