Pas gjithë aludimeve në rrjet, Efi na zbulon pak nga “gjërat” e reja që po vijnë

0
Gjigandi

Ndonëse rrugëtimi i saj në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” nuk zgjati sa do të donte ajo, Efi u bë një ndër personazhet më të komentuar. Pas daljes, bukuroshja është shprehur se e ka fituar “Big Brother-in” e saj, që është dashuria e publikut.

E tani të gjithë jemi kuriozë të dinë se cilat janë planet e Efit. Prej disa javësh po përflitet se ajo do të jetë moderatorja e ardhshme e “Përputhen” por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Së fundmi, vetë Efi na ka lajmëruar se po përgatitet për një projekt. Me ana të një postimi në Instastory, Efi është shfaqur krah fotografit shqiptar.

“Gjëra të bukura po vijnë”, ka shkruar Efi duke mos zbuluar më shumë detaje.

Pra, cfarë duhet të presim tani nga ish-banorja e BBV? Ndonjë projekt në ekran apo thjesht një set fotografik?

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu