Pas francezit

0
Gjigandi

Pas Franck Ribery, Fiorentina është gati të sjellë një tjetër kampion të madh në “Artemio Franchi” dhe bëhet fjalë për kampionin e botës me Gjermaninë, Mario Goetze.

Ky i fundit është lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Borussian e Dortmundit dhe mund të vendosë vetë për të ardhmen, ndërsa klubi vjollcë ka nisur prej kohës negociatat për ta bindur të transferohet në Firenze.

Për këtë çështje është angazhuar edhe vetë francezi Ribery, i cili mësohet se ka kontaktuar Goetzen dhe e ka ftuar që të bashkohen sërish të dy te Fiorentina, ashtu si disa sezone më parë te Bayerni i Mynihit.

Vlen të theksohet se fantazisti gjerman ndiqet edhe nga klube të tjera italiane, pasi më herët ka marrë oferta nga Roma e Lazio, por edhe nga skuadra të kampionatit gjerman.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu