Parashikimi i motit për javën e ardhshme, çfarë ndodh me temperaturat

0
Gjigandi

Ashtu si këto ditët e fundit edhe për javën që presim parapara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas SHMU kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti përgjatë të gjithë javës që presim parapara parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se vlerat e temperaturave në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta ndryshe nga ato të mesditës të cilat do të jenë relativisht të larta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu