Parashikimi i motit për javën e ardhshme

0
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Gjigandi

Fillim i ftohtë i javës, me mot të ndryshueshëm, reshje shiu, e borë në vise kodrinoro-malore. Në pjesën e dytë temperaturat kthehen përreth vlerave normale, parashikon “Prishtina Weather”.

17.04.2022 – Të ftohtit që po depërton ditën e sotme mbi vend, mbetet prezent edhe ditëve të para të javës.  Kushtet meteorologjike do të jenë mjaft dinamike, që do të kemi mot të ndryshueshëm, me vransira, intervale me diell, e priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore edhe të borës.  Edhepse herë herë nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të bien edhe në pjesë të ulëta të vendit.

Në pjesën e dytë të javës mund të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat të kthehen përreth vlerave normale.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme, e ditën e martë orëve të mbrëmjes ka gjasa të kaloj edhe në vlera të dobëta, shkaku i qetësive më të shprehura, që edhe mbanë ndotësit më të koncentruar pranë sipërfaqes.

Datat:

RonaTyra

18.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për riga lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe reshje të dobëta bore.

19.04 – Paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore priten edhe rrebeshe të shkurta bore.

20.04 – Kryesisht me vransira.  Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe borë.

21.04 – Vransira e intervale me diell.  Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

22.04 – Paradite diell, e gjatë ditës vransirat shtohen.

Temperaturat minimale zbresin edhe në -1C ditën e martë, e më pas në rritje deri në 3C e 4C.  Maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten rriten edhe deri në 17C e 20C.

Era frynë nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, e të enjten dhe premten ndryshon drejtimin në juglindore.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies ditën e premte.

Temperaturat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu