Parashikimi i motit/ Java nis me rikthimin e vranësirave dhe luhatje temperaturash

0
Gjigandi

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët, por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 23ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 29ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 30ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 17ºC në 30ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu