Yjet më të mëdhenj në Hollywood sollën shkëlqimin dhe magjepsjen në tapetin e kuq të edicionit të 27-të të ndarjes së çmimeve, “Critics Choice Awards 2022” të dielën.
Kristen Stewart, Jada Pinkett-Smith dhe Mandy Moore ishin disa nga pamjet e para të spikatura teksa mbërritën me fustane ari dhe argjendi që bien në sy, në Hotelin Fairmont Century Plaza në Century City, Kaliforni.
Megjithatë, ishte Selena Gomez, 29 vjeçe, ajo që solli me të vërtetë “ndërroi lojën” në mbrëmjen e çmimeve, duke u prezantuar me një fustan të kuq mahnitës të markës “Louis Vuitton” me një dekolte vezulluese, shkruan
DailyMail
.
Selena dukej bukur me fustanin e gjatë deri në dysheme, me një kapëse te pjesa e dekoltesë që përfshinte një aksesor diamanti dhe një pelerinë.
Kristen, 31 vjeçe, nxirrte elegancën e saj në pah e veshur me një fustanellë me rrip ari të markës “Dolce & Gabbana” dhe flokët e lëna anash. Ylli i filmit “Spencer” shfaqi formën e saj të hollë në fustanin e hijshëm.
Jada, e cila mbërriti me bashkëshortin Will Smith, tregoi formën e saj të përshtatshme të trupit në një fustan ari dhe të zi pa rrip, të dizajnuar nga marka “Maison Rabih Kayrouz”.
Pjesë e listës së yjeve të veshur më së bukuri në këtë mbrëmje ishte edhe shqiptarja Rita Ora.
Këngëtarja 31 vjeçe dhe i dashuri Taika Waititi, 46 vjeç, arritën së bashku në tapetin e kuq të ‘Critics Choice Awards 2022’.
Rita për eventin kishte zgjedhur një fustan kadifeje të errët të punuar nga “Elie Saab Couture” me detaje të prera përgjatë mesit dhe stomakut duke zbuluar pamjen e saj pa të brendshme.
Këto janë disa nga paraqitjet më të mira që DailyMail ka përzgjedhur nga ‘Critics Choice Awards 2022’.
/abc24.al/
Selena Gomez
Kristen Bell
Will Smith dhe Jada
Mandy Moore
Lady Gaga
Elle Fanning
Venus Williams dhe Serena Williams
Zoey Deutch
Rita Ora dhe Taika Waititi
Issa Rae
Halle Berry
Maggie Gyllenhaal
Joshua Jackson dhe Jodie Turner-Smith
Kirsten Dunst
Maria Bakalova
Ariana DeBose
Mike Colter