Willian ka shprehur gjithmonë dëshirën e tij për të qëndruar gjatë në Londër, por duket se nuk do të jetë kështu.
Klubi, në fakt, nuk ka ndërmend t’i ofrojë një rinovim 3-vjeçar siç kërkon lojtari. Në një intervistë të dhënë për Esporte Intertivo, 31-vjeçari ka pranuar vështirësitë për të arritur një marrëveshje:
“Është një situatë e vështirë sepse Chelsea më ka ofruar dy vite kontratë dhe nuk ka ndërmend ta përmirësojë ofertën”, ka thënë Willian.
“Por unë i kam thënë menjëherë klubit se dua një kontratë trevjeçare”. Nga kjo situatë mund të përfitojnë Roma dhe Juventus, dy skuadrat më të interesuar për shërbimet e brazilianit.