Papa: Kjo gjë do të ketë efekt në qeveri

0
Papa: Kjo gjë do të ketë efekt në qeveri
Gjigandi

I ftuar në MCN TV, gazetari Robert Papa vlerësoi se protestat e ditëve të fundit në vend, janë për tu përshëndetur, sepse sa më shumë qytetarë dalin në protestë, trysnia ndaj një kryeministri që rrinë kaq gjatë në pushtet, do të ketë efekt.

Sipas tij, në një shoqëri kapitaliste, çmimet nuk i cakton shteti, porse ai ka detyrën për të ndihmuar në kohë krize përmes uljes së taksave e jo të lejojë ministre përmes gojës së tyre të tallen me hallet e qytetarëve.

“Mua më vjen mirë që edhe shqiptarët protestojnë, unë nuk e pranojë idenë se është situatë lufte, por kjo s’do të thotë se të rinjtë të gjunjëzohen para qeverisë, ti s’mund tu heqësh të drejtën të protestojnë, nuk është thjesht nafta për makinë, por ajo nevojitet për bizneset, benzina kontrollo çdo gjë. Më duket skandaloze tua vësh fajin se u rriten çmimet nga situatë në Ukrainë, ka kohë që ka filluar rritja, brenda një ditë nuk rriten çmimet. Në një shoqëri kapitaliste, çmimet nuk i cakton dot shteti, ti hiq pjesën tënde, janë 50% taksa, ndalo PP, ndalo investimet nëse është gjendje krize, dhe mundohu të ndalosh ministret mediokre që dalin e ofendojnë në ekran e na fyejnë të gjithëve.

Ata protestojnë kundër një qeverie, dhe natyrisht sa më shumë njerëz dalin në shesh, aq më shumë është trysnia ndal një kryeministri që rrinë kaq gjatë në pushtet, nuk mund të rrish 12 vite në pushtet, s’mund tu thuash të tjerëve protesta është pro-ruse, është skandaloze”,

u shpreh Papa.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu