Pandemia ‘goditi’ vendin, “mburret” Rama: Kemi pasur rritjen më të madhe të turizmit nga viti 2019

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e para për rritjen e turizmit krahasuar me vitin 2019, kur filloi pandemia e COVID-19.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një grafik që tregon se Shqipëria ka pasur rritje positive me 18%, ndërsa ka lënë pas shumë shtete me destinacione të preferuara.

“Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”, shkruan Rama.

Por, teksa Rama ndan grafikun se Shqipëria rënditet ndër vendet e para në botë për rritjen e turizmin, harron faktin se gjatë vitit të pandemisë u mbyllën një numër i konsiderushëm biznesesh, të cilat u lanë në mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë konkrete nga qeveria.

Për më tepër, gjatë atij viti sektori më i goditur ishte pikërisht turizmi, ku sipas të dhënave të INSTAT u përgjysmuan vendet e punës për shkak të kostove të papërballueshme financiare.

Union Contact

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu