Paguhet me miliona euro në vit, Kroos luajti me këpucë të grisura në finalen e Champions-it

0
Paguhet me miliona euro në vit, Kroos luajti me këpucë të grisura në finalen e Champions-it
Gjigandi

Ylli gjerman i Real Madridit ka mbathur të njëjtën markë këpucësh sporti që nga fillimi i sezonit 2013-2014. Duket qartë se ai ndihet rehat duke veshur klasiket e “Adidas”. Në fakt, shoku i skuadrës së “Los Blancos”, Gareth Bale, zbuloi një herë se Kroos i pastron e lan vetë ato para çdo ndeshjeje.

“Ne mendojmë se ai nuk i beson tek askush për t’i pastruar ato, – tha Bale. – Kësisoji, i pastron gjithmonë vetë, në mënyrë që të jenë të përsosura”. Në një intervistë me GOAL vitin e kaluar, 32-vjeçari, fitues i Kupës së Botës, u shpreh në mënyrë lirike për këpucët e tij, që nuk i ndërron me modele të reja:

“Këpucët e mia? E vërteta është se janë pak të veçanta. Nuk kam parë një lojtar tjetër te Real Madridi që i pastron çdo ditë këpucët dhe i mirëmban kështu. Këpucët janë gjëja më e rëndësishme për mua në fushë, më shumë se për lojtarët e tjerë”.

Por në finalen e Champions-it, fundjavën e kaluar kundër Liverpool-it, një palë e tij të vjetra “Adipure 11pro” ishin në prag të papërdorshmërisë (të konsumuara), me një grisje të madhe të dukshme në disa foto pas bilbilit të trefishtë. Shikoni këpucën e tij të majtë më poshtë.

RonaTyra

Ekspertët tajlandezë të këpucëve të futbollit “Under Stats” vunë re grisjen në këpucët e Kroos, teksa ai festonte me shokun e skuadrës Luka Modric në “Stade de France”, dhe postuan imazhin e mëposhtëm në Facebook. “Vumë re gërvishtje në pjesën e sipërme dhe fillimit të grisjes, duke përfshirë edhe dyshemenë e këpucëve të Kroos”, – shkruanin ata.

Siç mund ta shihni në imazhet e mëposhtme, edhe tabani i këpucëve të gjermanit është pjesërisht i thyer. Përpara finales në Paris, Kroos mori nga klubi një palë këpucë sporti “11 pro”, me qepje të detajeve të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë datën dhe vendndodhjen e saj.

Por, në vend që të vishte modelin e ri, gjermani vendosi të përdorë “hajmalinë” e tij të vjetër brenda “Stade de France”. Me siguri, ato i sjellin fat. “Të fitosh Ligën e Kampionëve është gjithmonë e vështirë dhe shpesh dramatike, – tha Kroos për “Sport 1” pas fishkëllimës së fundit.

– Ndoshta ky edicion ishte veçanërisht dramatik, por për mua të pesë titujt e Ligës së Kampionëve kanë të njëjtën vlerë. Nëse duhet të jem i sinqertë, kjo ishte ndoshta Liga e Kampionëve që më së paku prisja ta fitoja nga të pesta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu