Pas shtatë ditë garash të zhvilluara në Ulqin, ka përfundua Kampionati i 35-të Evropian ekipor në shah. Në këtë kampionat morën pjesë 524 shahsitë nga 29 shtete me 66 ekipe(meshkuj) dhe 14(femra).
Në konkurrencën e meshkujve, titulli i kampionit të Evropes i takoi ekipit Padova të Italisë me të gjitha fitore, kurse për femra kampione doli ekipi Nona nga Gjeorgjia me 11 pikë të tubuara.
Sukses të dalluar në këtë kampionat ka shënuar Drejtësia nga Prishtina, nënkampione e Kosovës e cila tuboi 8 pikë dhe u rendit në pozitën e 27-të .
Në takimin e fundit Drejtësia për kundërshtar kishte ekipin serb Itaka nga Beogradit, por ata nuk u paraqitën në lojë dhe ky takim u regjistrua me zyrtar 5:0 për ekipin nga Kosova.
Dy ekipet e tjera të Kosovës në xhironë e pësuan humbje nga ekipet italiane.
Prishtina u mund nga Aarrocco 3,5:2,5.
Fitore shënuan Bedri Sadiku dhe Enver Berisha, kurse remizoi Sami Ademi.
Ndërkaq, Dardania pësoi disfatë nga Gonzaka 4:2.Fitore shënuan Armend Budima dhe Ibrahim Asllani.
Në këtë kampionat, drejtësinë e ndanë edhe tre gjyqtarë nga Kosova, Fatmir Gërguri, Kadije Tosuni dhe Albert Zenuni, shkruan Gani Kosumi, redaktor i sportit në Radio Kosova.