Mesfushori shqiptarë gatuan ushqime për mjekët në Francë

0
Gjigandi

Ish futbollisti I Shqipërisë, Edvin Murati prej vitesh jeton në Francë, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist.

Tani që futbolli është ndaluar në tërësi, ish-mesfushori i kombëtares së Shqipërsë, i cili spikati në Ligue 1 me fanellat e PSZH-së dhe Lillës, ka zgjedhur një mënyrë vërtetë unike për t’i ardhur në ndihmë popullit francez, gjatë kësaj periudhe të vështira.

Murati ka vendosur të kalojë te gatimi, bashkë me disa miq të tij, duke gatuar ushqimet për mjekët dhe infermierët francezë, të cilët po luftojnë në vijën e pare ndaj koronavirusin dhe janë personat më të rrezikuar për t’u prekur nga Covid-19.

Gjesti human i Muratit ka marë reagime pozitive në tërë Francën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu