Paditet qeveria britanike, kompanitë ajrore kundër vendimit për karantinën 2 javore

0
Gjigandi

British Airways, EasyJet dhe Ryanair kanë ndërmarrë një aksion ligjor kundër qeverisë britanike, për planin që parashikon vendosjen në karantinë të pjesës më të madhe të vizitorëve të pritshëm. Për tre kompanitë ajrore, kjo masë, shumë kufizuese, dhe jo e bazuar në ndonjë mendim apo provë shkencore, do të ketë pasoja shkatërrimtare mbi turizmin dhe ekonominë në përgjithësi.

Kompanitë duan që qeveria britanike ti rikthehet politikës së saj të mëparshme, në të cilën karantina ishte e kufizuar për pasagjerët që vijnë nga vende me rrezik të lartë. Masat e reja të karantinës parashikojnë që të gjithë pasagjerët, me disa përjashtime të vogla, duhet të plotësojnë një modul të detajuar me të cilin do të vetëizolohen për dy javë.
Masa aplikohet pavarësisht nga fakti nëse janë apo jo qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar dhe ata që nuk binden mund të përballen edhe me gjoba. Karantina është vendosur pas një debati të ndezur për mënyrat se si mund të ndihmoheshin përpjekjet për sheshimin e epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar ose thjeshtë të shuheshin të gjitha shpresat që industria e turizmit në Britani të mund të ringrihet pas muajsh bllokim.
Edhe pse mbështetësit e sektorit kanë sugjeruar se Britania e Madhe duhet të krijojë ura ajrore me vendet që kanë nivele të ulëta rastesh të koronavirusit, qeveria ka hezituar.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu