Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi arrin që çdo herë të jetë në qendër të vëmendjes me postime provokuese.
Një gjë të tillë ajo e ka bërë sërish, teksa ripostoi imazhet e para disa javësh ku ajo shihet në veshje ushtrie dhe armë që kanë plumba me ngjyrë dhe përdorën për sportin Paintball.
“Kjo është një lodër, unë jam arma”, kishte shkruar modelja nga Shqipëria në mbishkrimin e fotove që publikoi në tetor të vitit të kaluar.
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Ndërsa tani, ajo postoi të njëjtat imazhe në InstaStory, sipër të cilave ka shkruar: “Nëse unë do të isha ukrainase”.
Foto: Oriola Marashi/InstaStory
Postimin e saj, Oriola e lidhi postimin me zhvillimet e fundit në Ukrainë, shtet i cili prej disa ditësh që po përballet me situatë lufte me Rusinë.
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Ndryshe, modelja e njohur po vazhdon angazhimet e saj profesionale jashtë Shqipërisë, si imazh i markave të njohura ndërkombëtare.
/abc24.al/