Përballja e fuqishme e dy pretendetëve për titullin midis Juventusit dhe Lacios mund të zhvillohet në 20 korrik.
Pas dhënies së miratimit nga qeveria italiane për të nisur Serinë A në datën 20 qershor, liga e futbollit italian po punon përcaktimin e orareve të ndeshjeve pasi pjesa e mbetur e sezonit do të zgjasë deri në muajt e nxehtë e verës.
Klubet e futbollit italian kanë kërkuar që takimet të mos zhvillohen para orës 17:00 për shkak të nxehtësisë së madhe. Ndërkohë oraret kur mund të luhen takimet janë 17:00, 17:15, 19:15 dhe 21:30.
Për sa i përket sfidës mes Juventusit dhe Lacios “ANSA” dhe “Tuttosport” raportojnë se kjo sfidë mund të luhet në 20 korrik dhe orari i mundshëm është 21:30.
Edicioni 2019-2020 do të mbyllet në datën 2 gusht.