Optimist

0
Gjigandi

12 pikë diferencë në 10 javë kampionat, rikuperoji, parakalo dhe shpallesh kampion. Është kaq e thjeshtë ta thuash, por ta kthesh në një të vërtetë të prekshme është në mes ëndrrës, utopisë dhe së pamundurës, gjithsesi kjo nuk e ka penguar mesfushorin e Laçit, Donald Rapo që në listimin e objektivave të përmendë edhe vendin e parë, një titull kampion që do të ishte historik për kurbinasit.

“Mezi kemi pritur rifillimin e kampionatit dhe do të bëjmë maksimumin për të kapur vendin e dytë ose të tretë, por pse jo edhe të parin, ndonëse kemi shumë diferencë nga Tirana”, tha Rapo.

Seancat stërvitore kanë rinisur prej 7 ditësh dhe pavarësisht se lojtarët bardhezi janë munduar të mos e reduktojnë dozën e përgatitjeve edhe gjatë karantinës kjo nuk do të thotë që nuk kërkohet pak më shumë kohë për të qenë plotësisht gati.

“Do të ishte një gjë e mirë që të stërviteshim më shumë dhe të përgatiteshim më mirë, por tani do të shpresojmë që të mos penalizohemi nga dëmtimet”, tha mesfushori.

Në periudhën e karantinës 29-vjeçari korçar u evidentua dhe si një regjisor dhe producent i videove të veçanta në ambientet e shtëpisë, një iniciativë argëtuese e ndërmarrë dhe e realizuar me sukses.

RonaTyra

“Me ato video mundohesha të kaloja kohën dhe të argëtoja sadopak veten, por edhe miqtë e mi. Tani jemi rikthyer në stërvitje dhe jemi përqendruar te futbolli”, u shpreh Rapo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu