Dy operacione anti drogë me dy të arrestuar është zhvilluar në Tiranë. Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika së bashku me kryeprokuroren Elisabeta Imeraj në një deklaratë për media bënë me dije se dy të arrestuarit janë Sami dhe Ramazan Qordja.
Atyre u është sekuestuar 48.5 kg drogë në formë çokollate.
“Në mesditën e sotme në senksionin e hetimit të narkotivëve finalizuam dy operacione me sukses, konkretisht në Tiranë pas disa ditëve monitorim, operacioni i koduar “Çokollata”.
Është kryer kontroll në banesën e një 44-vjeçari ku janë gjetur sasi narkotikësh. Në vijim të hetimeve, u arrestuan babë e bir, Sami Qordja dhe djali i tij për trafikim narkotikësh.
312 gramë heroinë, armë gjahu pa leje, peshore elektronike dhe aparat cellular. Dyshohet se ata prodhonin dhe shisnin drogë në zonat e ndryshme të Tiranës.
Ramazan Qordja merrej me shitjen e heroinës pasi e ndante në doza. Vijon puna për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal
“, tha ai.